Emisioni “Edicioni veror” pasditen e sotme është ndalur në qytetin bregdetar të Sarandës.
Përballë gazetares Irini Meçe i ftuar ishte reperi i njohur Stresi, i cili ka treguar disa sekrete të albumit të ri, që pritet të dal në shtator.
Ai ka zbuluar se do të ketë një këngë me Morena Tarakun, që pritet të xhiron javën e ardhshme.
“Më kanë ngelur edhe disa këngë të tjera për ta finalizuar albumin. Besoj se në shtator do të jetë gati. Kënga e radhës pas Finemit, është me Morena Tarakun. Është një këngë që realisht nuk e di se çfarë do të ndodhë me atë. Nuk kemi filluar akoma me xhirimet, pasi Morena ndodhet në Stamboll. Vjen javën tjetër dhe nisim direkt me xhirimet”, tha Stresi.
Më tej, ai ka zbuluar edhe një surprizë të pathënë më herët, që ia dedikon prindërve të tij.
“Po e them këtu ekskzluzivisht për herë të parë. Kam klipin që ia dedikoj prindërve të mi, kam një histori dashurie. Jo tekstin, prindërve të mi i dedikoj kuptimin e klipit. Do të jetë një nga hitet më të mëdhaja. Është ajo idea që po e xhiroj në Tropojë, në kohën kur burri grabiste gruan dhe ia dedikoj prindërve të mi, pasi babi ashtu e ka grabitur mamin. Këtë këngë do ta kemi në shtator”, shtoi reperi. /abcnews.al