Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, dha një intervistë për Sportbuzzer, aty ku foli për të ardhmen e tij, si dhe bëri orakullin, duke parashikuar finalen e Champions League këtë sezon.
“Me Liverpoolin kemi filluar të fitojmë. Duam të fitojmë shumë më tepër tituj. Çfarë do të bëj, kur të mbarojë kontrata ime aktuale në vitin 2024? Do të marr një vit pushim, pastaj do të pyes veten nëse më mungon futbolli. Nëse nuk do të më mungojë, do të ndalem së bëri trajnerin. Ai që nuk do të më mungojë, është tensioni para ndeshjeve.
Një derbi mes Bayern Munich dhe Leipzig në finale? Përse jo, Bayerni është në formë të pabesueshme. Edhe Leipzig, gjithashtu, bëri shumë mirë në çereknale kundër Atletico Madrid”, tha Klopp./abcnews.al