Qeveria ka vendosur ti japë ndihmë familjes së 10-vjeçarit i cili u përplas për vdekje nga ambulanca në Kakavijë, ndërsa prej orësh priste të kalonte kufirin.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se kanë vendosur të asistojnë me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet.
“Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera?Engjëlli i vogël u dhëntë forcë”, shkruan Rama.
10 vjeçari humbi jetën tragjikisht dy ditë më parë. I vogli prej dy ditësh ishte duke pritur për të kaluar kufirin në Kakavijë. /abcnews.al