Keidi Bare bllokon bisedimet me Espanyol. Mesfushori i Malaga kërkohej nga klubi spanjoll prej ditësh, madje u raportua edhe për një akord. Gjithçka kishte mbetur te gjetja e marrëveshjes mes dy klubeve të Segunda Division.
“Diario Sur” raporton se u ra dakord që feriaku të transferohej tek Espanyol për 2.5 milion euro, por tani gjërat kanë ndryshuar. Bare dëshiron të luajë në La Liga, ose në elitën e ndonjë kampionati tjetër europian.
Bare te Malaga ka qenë një nga më të mirët, edhe pse ndonjëherë e ka tepruar me kartonët e kuq dhe nervat. Ai mendon se është gati të luajë në një nivel më të lartë, ndaj edhe po mendohet mirë para se të nënshkruajë për Espanyol. /abcnews.al