“Vendos maskë kur del me miqtë”, Manastirliu jep 7 këshilla për pandalimin e Covid-19

schedule09:43 - 17 Gusht, 2020

schedule 09:43 - 17 Gusht, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka përcjellë një apel për respektimin e masave për parandalimin e koronavirusit.

Manastirliu thotë se normaliteti kërkon kujdes në përditshmërinë tonë duke zbatuar disa rregulla të thjeshta.

“Normaliteti i ri kërkon vetëm pak kujdes nga secili prej nesh, në përditshmërinë tonë.

Ndihmoni në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, duke zbatuar disa rregulla të thjeshta”, shkruan Manastirliu.

Rregullat në udhëzuesin e publikuar nga ministrja

-Laj duart shpesh

-Kur del me miqtë vendos maskë

-Qëndro të paktën 1 metër larg nga të tjerët

-Dezinfekto objektet që prek shpesh

-Mos prek sytë, hundën dhe gojën

-Mbuloni gojën kur kolliteni apo teshtini

-Qëndroni në shtëpi nëse jeni sëmurë

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!