Borussia Dortmund ka nisur sot fazën përgatitore në prag të sezonit të ri, me një miqësore të luajtur kundër ekipit austriak, Austria Vien. Verdhezinjtë po udhëheqin me shifrat e thella 2-8, me lojtarin e ndeshjes që deri më tani është Giovanni Reyna.
Talenti amerikan, vetëm 17 vjeç, shënoi dy golat e parë të sfidës. Fillimisht, Reyna shënoi në minutën e nëntë të sfidës, duke zhbllokuar shifrat.
Ndërsa në minutën e 23-të, shënoi golin e dytë personal, pas një asisti shumë të bukur me finte të mbrojtësit Akanji. Dortmund po rrit një talent të shkëlqyer…/abcnews.al