Kontratë 4-vjeçare për yllin e Bayern, problemi janë milionat

schedule12:37 - 16 Gusht, 2020

schedule 12:37 - 16 Gusht, 2020

Akord mes Liverpool dhe Thiago Alcantara. Mesfushori spanjoll i Bayern Munich ka gjetur gjuhën e përbashkët me kampionët e Anglisë dhe pritet që të nënshkruajë një kontratë të vlefshme për katër vitet e ardhshme.

Mesfushori ka edhe një vit kontratë me Bayern Munich dhe nuk dëshiron të rinovojë. Dëshirën për të vijuar karrierën diku tjetër ua ka bërë të ditur edhe drejtuesve të klubit gjerman dhe normalisht ata nuk mund ta mbajnë në ekipin edhe një sezon dhe verën e ardhshme ta humbasin me parametra zero.

Në këto kushte Bayern do e shesë dhe tani po bisedojnë me Liverpool për të gjetur marrëveshjen për shumën e transferimit. Gjatë kësaj periudhe është folur për një shifër që shkon në 30 milion euro, por ende nuk ka një shifër zyrtare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!