Për herë të parë Anila Basha rrëfen emocionet e të qenurit nënë: Ky ishte amaneti i tim eti

schedule20:54 - 15 Gusht, 2020

schedule 20:54 - 15 Gusht, 2020

Pjesë e Edicioni Veror 2020 është bërë gazetarja e njohur Anila Basha.

Në një intervistë për gazetaren Irini Meçe, Anila foli për momente të veçanta nga jeta e saj.

“Me Divjakën më lidhin pushimet. Në memorien time kur kthehem pas kujtoj babain që gjithmonë shprehej se këtë vit do të luftojmë për të marrë nja kabinë plazhi. Në fakt arrinin ta merrnim. Kishte gjëra e veta, edhe të lodhshme edhe të gëzueshme.

Nuk kam qenë fëmijë i qetë. Jeta ime nuk përkufizohet e qetë. Kam qenë gjithmonë kreative, organizatore. Tani pasi jam bërë nënë jeta ime ka ndryshuar shumë. Më kanë konsideruar si një vajzë të fortë edhe në gazetari si një njeri që nuk toleroja dhe ardhja në jetë e fëmijës do të më zbuste.

Por ku jam takuar për herë të parë me tim bir , nuk arrij ta përshkruaj dot atë emocion. Është një emocion që thuhet me fjalë”, u shpreh ajo.

Anila Basha gjithashtu u shpreh se një nga amanetet e babait të saj ishte të sillte një fëmijë në jetë.

“Im atë më kërkonte gjithmonë të lindja një fëmijë.  Menjëherë pas humbje së tij e vendosa. Ishte një nga amanetet e tij dhe e vendosa se nëse do të lindte djalë, do t’i vendosja emrin e tij”, u shpreh ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!