Konsulli shqiptar në Janinë Eltjon Vërleni në Janinë në një komunikim për mediat u shpreh se situata është e jashtëzakonshme dhe në këtë mënyrë po negociohet për tu shtuar personeli.
“Jemi prej tre ditësh në negociata me palën greke. Shpresojmë që deri në orën 22:00 të kalojnë të paktën 4 mijë qytetarë. Jemi në negociata me palën greke prej 3 ditësh edhe për shtimin e mjekëve apo të sporteleve. Deri tani, situata është e jashtëzakonshme”, u shpreh ai.
Po ashtu ai shtoi se po negociohet që kufiri të hapet edhe gjatë natës.
“Po punojmë intensivisht që të lehtësojmë kalimin e qytetarëve shqiptarë. Mund të them se dje kaluan 3 mijë dhe sot shpresojmë të kalojnë 4 mijë qytetarë shqiptarë. Jemi në negociata me palën greke që përveç shtimit të personelit shëndetësor. Situata si në Shqipëri dhe në Greqi është e jashtëzakonshme. Jemi në negociata që kufiri të hapet gjatë natës”, u shpreh ai.
/abcnews.al/