Barcelona është kthyer në Katalonjë, pas humbjes turpëruese në Champions League kundër Bayern Munich. Rezultati 8-2, sigurisht ka sjellë shumë kontestime të tifozëve.
Disa prej tyre kanë menduar të dalin të presin ekipin, teksa nuk mungojnë as banderolat ngacmuese. “Drejtues, lojtarë, turpi më i madh në 121 vite histori”, shkruhen në njërën banderolë, ndërkohë që në një tjetër thuhet: “Më pak luks dhe më shumë punë”.
Sikurse raportojnë mediat në Spanjë, vetëm një tifoz i është afruar lojtarëve për t’i kritikuar. Nuk munguan ofendimet, por edhe kapsollat e tifozëve në momentin që lojtarët u larguan. /abcnews.al
❗️ Quince aficionados y tres pancartas en la llegada del Barça tras la debaclehttps://t.co/sOaFGyJk4v pic.twitter.com/pnxDLb4q01
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) August 15, 2020