VIDEO/ E rrallë, delfinët shoqërojnë pushuesit në Gjirin e Krorezës në Sarandë

schedule14:20 - 15 Gusht, 2020

schedule 14:20 - 15 Gusht, 2020

Gjiri i Krorezës në afërsi të Sarandës është një nga gjiret më piktoreske në vendin tonë.

Pastëria e detit dhe qetësia që ai ofron bën që shumë pushues ta vizitojnë dhe të kalojnë disa orë argëtimi.

Mirëpo, këtë sezon vëmendjen më të madhe e kanë marrë gjallesat e bukura të detit, siç janë delfinët. Më poshtë do të gjeni disa pamje se si këto gjallesa përrallore shoqërojnë pushuesit, të cilët janë befasuar së tepërmi.

https://www.instagram.com/p/CD50puJAcLv/?utm_source=ig_web_copy_link

Kujtojmë që pak ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama publikojë disa foto nga Gjiri i Krorezës, duke e cilësuar si një nga bukuritë e Shqipërisë./abcnews.al