Xhaçka apel: Numri i qytetarëve që do të kalojnë kufirin i kufizuar, kthehuni në banesa

schedule12:58 - 15 Gusht, 2020

schedule 12:58 - 15 Gusht, 2020

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar në pikat e kalimit kufitar e Greqinë ku bën apel qytetarëve që të marrin masa dhe të mos drejtohen drejt tyre.

Xhaçka në reagimin e saj thekson se numri i qytetarëve që do të lejohet të kalojn ënë anën tjetër të kufirit do të jetë i kufizuar për këtë ajo bën apel që një pjesë e qytetarëve të mos drejtohen drejt pikave të kalimit kufitarë dhe ka kërkuar nga ata që presin në radhë të kthehen në banesat e e tyre, deri në normalizimin e situatës.

Forcat e Armatosura vijojnë të qëndrojnë në Kakavijë për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari që qëndron në radhë, por gjithësecili duhet të jetë i ndërgjegjshëm që këto janë masa të diktuara për parandalimin e COVID-19, nga një shtet tjetër.

Numri i qytetarëve që lejohet të kalojnë është mjaft i kufizuar dhe kalimi i të gjithë atyre që janë aktualisht në radhë fatkeqësisht është i pamundur.

Ndaj, bëjmë thirrje që jo vetëm qytetarët e tjerë të mos drejtohen drejt pikave kufitare me Greqinë, por edhe ata që presin në radhë të kthehen në banesat e e tyre, deri në normalizimin e situatës”, shkruan Xhaçka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!