E KRYER: Interi bind Marash Kumbullën, akord total për kontratën

schedule11:19 - 15 Gusht, 2020

schedule 11:19 - 15 Gusht, 2020

Lazio tentoi të bënte gjithçka, ta çonte ofertën në 20 milion euro dhe të jepte në këmbim edhe dy lojtarë, por Marash Kumbulla e ka ndarë mendjen dhe dëshiron vetëm Interin. Kjo në fakt ishte kuptuar që në janar, kur ai refuzoi kalimin tek Napoli.

Klubet gjetën akordin, por ishte mbrojtësi ai që nuk ishte dakord me lëvizjen. Tani Kumbulla ka rënë dakord për kalimin tek Interi, klub që duhet të bindë tani Hellas Verona. Oferta e mëparshme ka qenë 23 milion euro. Mes klubeve ka raport të mirë dhe pritet të konkretizohet marrëveshja.

“Inter ka rënë dakord me termat personalë të kontratës me Marash Kumbullën. Ai është gati të nënshkruajë një kontratë deri në qershor të vitit 2025. Bisedime mes Interit dhe Hellas Verona për të gjetur një marrëveshje për shumën përfundimtare të transferimit”, shkruan gazetari Fabrizio Romani në Twitter. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!