Prej disa kohësh, Ronela Hajati po përflitet si një nga artistet që mund të përfaqësojë Shqipërinë në garën për “Eurovision”.
Përmes një postimi, këngëtarja u ka premtuar fansave, që vitin e ardhshëm do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ku fituesi merr biletën për “Eurovision”.
“Vitin tjeter ju premtoj qe tani…Jo kete dhjetor, tjetrin!”, ka shkruar ajo në Instagram.
Kujtojmë se Arilena Ara ishte përzgjedhur për ta përfaqësuar Shqipërinë këtë vit në Holandë, por koronavirusi bëri që Festivali Europian të anulohet./abcnews.al