5 pacientë të intubuar tek spitalet Covid, në mbikëqyrje edhe 14 të shëruar

schedule16:18 - 14 Gusht, 2020

schedule 16:18 - 14 Gusht, 2020

Në dy spitalet COVID po vijojnë të marrin ndihmë mjekësore 115 pacientë të konfirmuar pozitivë me koronavirus, mes të cilave 16 janë në terapi instensive ndërsa 5 të tjerë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se përveçse pacientëve që janë të prekur, në këto dy spitale po trajtohen edhe 14 pacientë që janë shëruar nga koronavirusi, po marrin trajtim mjekësor për pasojat e kësaj sëmundje.

“Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë, 16 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 14 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm”, njofton MSH./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!