“Klub i ri, ngjyra të reja, fillim i ri. Mirë së erdhe tek Arsenal”. Mesazh i ngrohtë për afrimin më të ri, nga “Topçinjtë”. Braziliani i sulmit, Willian, nuk ka ndryshuar qytet, pasi mbetet në Londër.
Kontrata me klubin e Chelsea i përfundoi dhe nuk pati marrëveshje për rinovimin e saj. Tani do të jetë pjesë e Arsenal, që e ka zyrtarizuar pas firmosje së një kontratë të vlefshme për tre sezonet e ardhshme.
? New club. New colours. New beginnings.
? Welcome to The Arsenal, @WillianBorges88! ? pic.twitter.com/B7Tl01BXLe
— Arsenal (@Arsenal) August 14, 2020
“Besoj se është një lojtar që mund të bëjë diferencën për ne. E kam vëzhguar muaj e fundit dhe ishim të qartë se duhet të përforcoheshim me një mesfushor sulmues.. Ai është një lojtar që na jep shumë ne si ekip, pasi mund të luajë në tre pozicione të ndryshme.
Ka edhe përvojë dhe ambicie. Jam impresionuar nga bisedat me të dhe dëshira e madhe që kishte për të ardhur tek Arsenali”, ka deklaruar trajneri Mikel Arteta, për faqen e klubit në lidhje me transferimin e Willian në skuadrën e tij. Braziliani do të mbajë numrin 12, që zakonisht e mbajnë portierët. Zgjedhje e çuditshme… /abcnews.al