Atentati në Tushemisht, sekuestrohen armët e përdorura nga autorët

schedule10:19 - 14 Gusht, 2020

schedule 10:19 - 14 Gusht, 2020

Këtë të premte është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Driloni”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë në një hotel në Tushemisht.

Policia bëri me dije se në lidhje me këtë ngjarje ka shkuar në 7 numri i personave të arrestuar dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës  materiale armët që u janë gjetur personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur sekuestrimi i pjesëve të ndryshme të armëve të zjarrit që dyshohet se janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale, të cilat do dërgohen për ekzaminim ne laboratorin shkencor.

LEXO EDHE: Terrori në Drilon, arrestime të tjera, policia jep detaje

Policia thekson se në këtë operacion janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 thikë, krehra, sasi municioni luftarak, të cilat i posedonin pa leje, dokumente të dyshuara si të falsifikuara, sasi monetare në lek dhe euro.

Ndërkohë si rezultat i hetimeve në lidhje me të shtënat me armë të ndodhur në Tushemisht ku shenjestër ka qenë djali i pronarit të hotelit është bërë i mundur arrestimi i Meardi Berberi, 34 vjeç, Anterio Kaloshi, 29 vjeç dhe Ervin Kalaja, 40 vjeç. Arrestimi i tyre është bërë zonën e Linzës, Tiranë, në garazhin e shtetasit Ervin Kalaja, i cili dyshohet se ka përkrahur pas kryerjes së krimit, shtetasin Meardi Berberi, duke i mundësuar kushte dhe mjete për jetesë.

LEXO EDHE: Me dronin tek koka, dalin pamjet operacionit: Si u arrestuan tre të shumëkërkuarit në Tiranë

Shtetasi Meardi Berberi, në bashkëpunim me shtetasin Ilir Berberi (i ndaluar), të dy në rolin e organizatorëve, si edhe shtetasi Anterio Kaloshi në rolin e ekzekutorit, më datë 08.08.2020, dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, djalin e pronarit të hotelit, shtetasin J. M., ku si pasojë e të shtënave me armë, janë dëmtuar godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!