Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Takim i 2 shtatorit, Hoti: SHBA vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës

schedule08:49 - 14 Gusht, 2020

schedule 08:49 - 14 Gusht, 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi që SHBA-të kanë caktuar një datë të re për takimin në Uashington me Serbinë.

Shefi i qevrrisë përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij  në këtë takim.

Ai ka përmendur se në këtë takim do të diskutohet për projekte madhore në aspektin ekonomik.

Takimi në Uashington mbahet më 2 shtator.

SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit.

Kosova është e bekuar me miqtë që ka”, shkruan kryeministri ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!