Automjeti përplas të miturin në Tufinë

schedule21:44 - 13 Gusht, 2020

schedule 21:44 - 13 Gusht, 2020

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tufinë. Një automjet ka aksidentuar një 15-vjeçar i cili është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Policia njofton se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

“Më datë 13.08.2020, rreth orës 20:40, në Tufinë, mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!