Kylian Mbappe dhe Neymar ëndërrohen nga shumë. Real Madrid dhe Barcelona kanë tentuar disa herë t’i transferojnë, por nuk ia kanë dalë. Nëse deri më dje mendohej se kishte shanse për këto lëvizje, tani kanë shkuar drejt zeros.
Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, pas kualifikimit në gjysmëfinalet e Champions League, është pyetur në lidhje me rinovimin me brazilianin e sulmit, ndërkohë që përgjigja e kreut të parizienëve ka qenë e qartë dhe ka përfshirë edhe Mbappe.
“Zgjata e kontratës me Neymar? Sigurisht, rinovojmë me atë dhe Mbappe. Kurrë nuk do t’i shesim ata”, është shprehur presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, për RMC Sport. /abcnews.al