Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova e para në botë për vdekjet nga COVID-19 në 1 milion banorë

schedule12:28 - 13 Gusht, 2020

schedule 12:28 - 13 Gusht, 2020

Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 10 mijë e 795, ku prej tyre 365 kanë humbur jetën, ndërkaq 6 mijë e 411 janë shëruar. Si asojë e numrit të lartë të vdekjeve gjatë ditëve të fundit ka bërë që Kosova të renditet e para në botë.

Themeluesi dhe Drejtori i Institutit për Hulumtime “Scripps”, Eric Topol i cili njëherësh është edhe profesor i mjekësisë molekulare, ditë ma parë ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter rang listën e shteteve me më së shumti vdekje në një milion banorë, ku e para është Kosova.

Sipas tabelës, Kosova renditet e para për raste të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë, e ndjekur nga Peru, Bolivia, Meksika dhe Panamaja.



Kosova për numrin e vdekjeve në 1 milion banorë e ka lënë prapa edhe Amerikën e cila renditet në vendin e 9-të.

Lidhur me këto statistika ka reaguar deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila thekson se kjo është si pasojë e keq menaxhimit të ministrit Armend Zemaj dhe lavdërimin e Isa Mustafës për punën e kryer nga jurisiti Zemaj.

Kaq për menaxhimin e mirë të Armend Zemaj nga LDK dhe lavdërimin e Isa Mustafës për punën e kryer nga jurisiti, Ministër i shëndetësisë. Ironikisht, duket se Isa Mustafa po lexon mbrapsht “suksesin” e Kosovës. Kush është “xhelati i vërtetë” po tregojnë statistikat”, ka shkruar Kusari-Lila./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!