Brazil, zjarri shkrumbon ndërtesën 26-katëshe në Sao Paolo

schedule17:14 - 1 Maj, 2018

schedule 17:14 - 1 Maj, 2018

Një person ka vdekur pasi një zjarr masiv përfshiu një ndërtesë në qytetin e Sao Paolos, në Brazil. Zjarri ra në orët e para të së martës, me orën lokale dhe shkaktoi rrëzimin e pjesshëm të godinës 26-katëshe, ku banonin 50 familje. Të paktën 57 mjete zjarrfikëse dhe 160 efektivë u angazhuan për shuarjen e flakëve, në rrugën Largo Do Paisandu, në qendër të qytetit.

Numri i saktë i personave të humbur dhe identiteti i viktimës së konfirmuar nuk dihen. Po ashtu, shkaqet e zjarrit janë të paqarta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!