Sekuestrohen 10 mijë maska në Itali, vinin nga Shqipëria

schedule12:25 - 11 Gusht, 2020

schedule 12:25 - 11 Gusht, 2020

10 mijë maska  janë sekuestruar ditët e fudit nga Guardia di Finanza dhe Zyra e Doganave në Ankona, në Itali.

Sipas mediave italiane, bëhet me dije se maskat, të cilat vinin nga Shqipëria, janë sekuestruar pasi nuk kishin etiketën e origjinës.

Ky sekuestrim është pjesë e drejtësisë fqinje për të mbrojtur drejtësinë e tregut, për të respektuar konkurrencën e ndershme dhe për sigurinë e produkteve për të ruajtur shëndetin e qytetarët, raporton korpusi i nga Guardia di Finanza.

“Gjatë veprimtarisë së kontrollimit të mallrave, pasi kanë konstatuar mungesën e indikacioneve për vendin e prodhimit të maskave dhe nga ana tjetër, në prani të paketimeve të bëra, ishin të nevojshme hetime të mëtejshme, të cilat konstatuan origjinën shqiptare të maskave. Por që për këtë mall nuk u tregua vendi i origjinës dhe kishin një paketim tërësisht në italisht.

Në fakt, policia arriti në përfundmin se ato dyshohet se vinin nga Shqipëria. Mashtrimi për origjinën e mallit shkaktoi konfiskimin administrativ, për të cilin është paralajmëruar një gjobë prej 10 deri në 250 mijë  euro”, njoftoi policia italiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!