Largime të njëpasnjëshme nga Partizani, Bilali firmos në Rumani

schedule09:07 - 11 Gusht, 2020

schedule 09:07 - 11 Gusht, 2020

Partizani njeh vetëm largime. Një ditë më parë, Bruno Telushi dhe Esin Hakaj konfirmuan mbylljen e bashkëpunimit me Partizanin. Edhe Amir Bilali, mbrojtësi i afruar te Partizani kur kishte nisur kampionati vjet, do ta kërkojë fatin në tjetër ekip.

Mbrojtësi qendror do të prezantohet sot, sikurse raportojnë mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut, tek Academica Clinceni. “Infosport.mk” shkruan se 26-vjeçarin e kërkoi edhe Buducnost në Mal të Zi, por në fund ai pranoi ofertën rumune.

Bilali te Partizani luajti vetëm dy ndeshje në kampionat dhe largimi ishte zgjedhja më e mirë për të, duke pasur parasysh se te Shkupi, Teuta dhe Rabotnicki kishte qenë titullar i padiskutueshëm. Në të shkuarën ai ka qenë edhe pjesë e Bylisit, ndërkohë q ëka luajtur edhe me Shqipërinë U19. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!