Interi triumfoi kundër Bayer Leverkusen dhe tani do kërkojë finalen e Europa League. Në kampin zikaltër ishin në humor një ditë më parë dhe në konferencë për shtyp u bë protagonist trajneri Antonio Conte.
Para medieve ai u shfaq me mbrojtësin Diego Godin, i cili kapet nga kamerat duke marrë një shishe ujë që ndodhej në tavolinën e vendosur në sallën e konferencave.
Conte, me shaka i thotë: “Merr birrë Diego, lëre ujin”. Të dy qeshin, ndërkohë që sigurisht kamerat e pranishme në konferencë e kanë kapur të gjithë momentin. Më në fund edhe Conte gjen kohë të bëjë humor… /abcnews.al