Huazimi i radhës për Takefusa Kubon. Talenti japonez u aktivizua me Mallorca sezonin e fundit në La Liga, aventurë që e mbylli me katër gola dhe po kaq asiste.
Real Madrid ka vendosur ta huazojë sërish 19-vjeçarin e krahut të djathtë të sulmit, pasi reparti ofensiv në ekipin e Zidane është i mbipopulluar.
El #Villarreal y el @realmadrid acuerdan ? la cesión de Takefusa Kubo.
¡Sí, sí, sí, Take ya está aquí!
¡Bienvenido ??!
久保建英選手ようこそビジャレアルへ!#BenvingutKubo
? https://t.co/9vxF5L34gl pic.twitter.com/RsMMtwBEwa
— Villarreal CF (@VillarrealCF) August 10, 2020
Kubo, autor i shtatë ndeshjeve me kombëtaren e Japonisë, do të jetë pjesë e Villareal në sezonin 2020/2021, skuadër që siguroi kualifikimin në Europa League.
“Nëndetësja e verdhë” e ka prezantuar gjatë ditës së sotme dhe tekniku aziatik është gati për aventurën e radhës. /abcnews.al