Një 83-vjeçare në Kosovë është gjetur e pajetë në banesën e saj mëngjesin e kësaj të hëne.
Dyshimet janë se ajo mund të jetë vrarë nga djali i saj 62 vjecari me inicialet M.Q, raporton Gazeta Express.
Fqinjët e tij thonë se djali i të moshuarës vuante nga probleme mendore, ndërkohë që organi i akuzës ka nisur hetimet.
Drejtoria e Shëndetësisë ka deklaruar se M. Q që nga viti 2002 ka marrë trajtim mjekësor.
Ata thonë se djali i familjes Qerkini asnjëherë nuk ka qenë i shtruar në ndonjë qendër ku trajtohet shëndeti mendor./abcnews.al