Pas konfirmimit të ardhjes së Edi Sylisufajt, sulmuesit 20-vjeçar nga Tropoja që luan në elitën e futbollit suedez me Falkenberg, Kosova përforcon edhe repartin e mesfushës. Prurja e fundit është Bastien Toma, prodhim i Sion dhe pjesë e ekipit të parë helvet prej shkurtit të vitit 2017.
21-vjeçari ka luajtur me përfaqësueset U15, U17, U18, U19 dhe U21 të Zvicrës, madje me këta të fundit ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Toma ka vendosur të mbajë veshur fanellën e përfaqësueses dardane, lajm që konfirmohet nga Agim Ademi.
“Jemi në bisedime me disa futbollistë, por që ende nuk i kemi përfunduar. Siç e dini, Andi Zeqiri ka pranuar, por që jeni televizion i ri po e zbuloj se Bastien Toma do të jetë futbollist i Kosovës“, deklaron presidenti i FFK-së në prononcimin e dhënë për Kanal10. /abcnews.al