Jurgen Goxha transferohet në Azerbajxhan. Qendërmbrojtësi, i cili zhvilloi një sezon shumë të mirë në aspektin personal me Bylisin, do të provojë eksperiencën e parë jashtë vendit.
Ai ka nënshkruar me Gabala për dy vite dhe do të përfitojë rreth 100 mijë euro nga kjo marrëveshje, sigurisht më e mira për të, duke parë karrierën e tij që e ka kaluar më së shumti në Kategorinë e Parë, ku ka luajtur me ekipe si Iliria, Besëlidhja, Erzeni dhe Besëlidhja.
Transferimin e tij në Azerbajxhani e mundësoi menaxheri Franc Bode, i cili më parë ka qenë ndërmjetës për të transferuar te Gabala edhe lojtarë si Sabien Lilaj dhe James Adeniyi. Ky i fundit u rikthye këtë verë sërish aty, pasi i përfundoi huazimi në Izrael. / abcnews.al