Klea Huta u bë nënë për herë të parë në fillim të muajit Qershor. Moderatorja dhe këngëtarja ka qenë shumë aktive në rrjete sociale, duke ndarë momente me vogëlushin por është treguar shumë e kujdesur për të mbajtur larg vëmendjes së mediave portretin e Krid.
Së fundmi, Klea ka ndarë me ndjekësit një video të ëmbël, ku dëgjohet teksa i këndon të voglit të saj. “Ky djalë do të ma shpërthejë zemrën. Ai e pëlqen kur mami dhe babi i këndojnë”, shkruan Klea krahas videos.
Ndërsa ka kaluar vetëm pak kohë që nga ardhja në jetë e djalit Krid, Klea është angazhuar për t’ju rikthyer tregut muzikor. Përmes disa postimeve që ka bërë në rrjete sociale, Klea ka lënë të kuptojë se do të vijë me një bashkëpunim.
Ndërkohë, gjithashtu së fundmi është mësuar se Klea i është rikthyer edhe aktrimit. Ajo do të luajë në filmin “Kapiten Dinamo”, trajleri i të cilit u publikua pak ditë më parë. /abcnews.al/