Morën pjesë në dasma dhe ceremoni mortore, 13 persona të infektuar me Covid-29 në Fier

schedule17:55 - 9 Gusht, 2020

schedule 17:55 - 9 Gusht, 2020

Ceremonitë mortore dhe dasmat vazhdojnë te jenë burim i përhapjes së infeksionit të Covid-19, pavarësisht se janë të ndaluara me akt normativ.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 8 raste në Fier të cilët dyshohet të jenë infektuar në një dasmë në Zharrës.

Ndërsa në Roskovec është konfirmuar një rast me Covid-19, edhe ky kontakt i të infektuarve në dasme.

Ndërkohë në Fier, kanë rezultuar pozitivë edhe katër raste të reja të cilët janë pjesë e zinxhirit të infeksionit nga vatra e krijuar nga një ceremoni mortore në Çakran./abcnews.al