Ish-sulmuesi i Manchester United, Carlos Tevez, do të vazhdojë të qëndrojë në Argjentinë. 36-vjeçari aktivizohet në radhët e Boca Juniors, klub ku hodhi dhe hapat e para të karrierës së tij.
Ka qenë vetë klubi argjentinas që ka konfirmuar se “Apashi” ka rinovuar dhe për një sezon tjetër. “Carlitos është nga Boca dhe nga Boca ai nuk do të largohet” shkruhet në faqen zyrtare të klubit në “Twitter”.
Bomberi është rikthyer në vendlindjen e tij në vitin 2018 dhe që nga ajo kohë ai numëron 45 ndeshje në të gjithë kompeticionet me fanellën e Bocës, duke shënuar edhe 14 gola. /abcnews.al
Carlos Tevez firmó su nuevo contrato con el club hasta 2021. Carlitos es de Boca y de Boca no se va… pic.twitter.com/5ihlDt7MDm
— Boca Jrs. Oficial (desde ?) (@BocaJrsOficial) August 8, 2020