“Iki me kokën lart dhe me 21 gola të bardhë”, Hasani përshëndetet me Tiranën

schedule12:57 - 9 Gusht, 2020

schedule 12:57 - 9 Gusht, 2020

Edon Hasani largohet nga Tirana. Kontrata i përfundoi dhe palët kanë shtrënguar duart. Shkodrani ikën pa hatërmbetje, me një titull kampion të fituar dhe me një numër të konsiderueshëm golash të shënuar. Një vit më parë ishte ndër më ët mirët, kurse sezonin e fundit e penalizoi një dëmtim në pjesën e dytë të sezonit. Sot Hasani ka vendosur t’i shkruajë disa radhë për largimin e tij dhe eksperiencën te Tirana.

“E dashur familja bardh e blu! Cikli im me KF Tirana erdhi në fund. Mirënjohje dhe falënderim për të gjithë shokët e ekipit, të gjithë trajnerët, stafin e presidentin, me të cilët kam punuar këto 2 vite. Në veçanti falënderoj të gjithë tifozët bardh e blu për gjithçka që kanë bërë për mua dhe ekipin duke na mbështetur në çdo moment.

Pas 2 viteve të suksesshme në aspektin personal dhe kolektiv, ku arrita të shënoj 21 gola të bardhë si pastërtia e qiellit blu dhe me fitimin e titullit kampion e mbyll me kokën lart me Tiranën.

Titulli kampion ishte mbyllja më e bukur pas gjithë atyre sakrificave që të gjithë bashkë kaluam këto 2 vite. Sfida të reja më presin dhe po largohem me përshtypjet më të mira. Faleminderit Tirona . Me respekt, Edon Hasani”, shkruan mesfushori në llogarinë e tij në “Instagram”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!