“Qenke shtatzënë”, Fjoralba Ponari revoltohet me ndjekësen dhe ka një këshillë për të gjithë

schedule13:02 - 9 Gusht, 2020

schedule 13:02 - 9 Gusht, 2020

Shpesh, personazhet e famshëm përballen me thashetheme vetëm se barku mund t’ju duket pak më i fryrë se zakonisht. Nëse një artiste mund të ketë shtuar peshë, të shumtë janë ata që e bëjnë fakt të kryer dhe komentojnë për një shtatëzani të mundshme. Së fundmi, ndaj një situatë të tillë është përballur edhe moderatorja e njohur Fjoralba Ponari.

Në një video që ka postuar në Instagram, moderatorja ka marrë një koment nga një ndjekëse që nuk e ka pritur shumë mirë. “Auu, qenke shtatzënë”, ka qenë komenti i ndjekëses që ka revoltuar moderatoren, e cila iu është përgjigjur:

Për njerëzit si ti, lutem! Ndoshta ai barku që sheh ti është sepse ajo goca aty mund të ketë shtuar dozën e bukës, ndoshta stresi. Ku e di ti që ajo s’e ka humbur një fëmijë apo ndoshta nuk bën dot kurrë fëmijë dhe merr shkrime të kësaj natyre nga njerëz si ti, pa dy pare mend! E kupton sa injorante dhe e pandjeshme është ajo që ke shkruar? Boll dolët në konkluzione mbi mitrën e tjetërkujt”, shkroi Fjoralba. /abcnews.al/

 

View this post on Instagram

 

Outfit @alda_zoti_atelier @elvabellaa Hair&makeup @kristina_petriti_m.u.a

A post shared by Fjoralba Ponari (@fjoralba.ponari) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!