Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E pazakontë, i moshuari gjobitet se gjeli “këndonte herët në mëngjes”

schedule11:05 - 9 Gusht, 2020

schedule 11:05 - 9 Gusht, 2020

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një 83-vjeçar është gjobitur me një shumë prej 166 eurosh nga autoritetet pasi gjeli i tij “këndonte shumë herët në mëngjes”. Kjo është ajo që i ka ndodhur të moshuarit nga Castiraga Vidardi në zonën e Lodit, pas një denoncimi të bërë nga fqinjët, shkruajnë mediave vendase. 

Fqinjët e tij paraqitën një ankesë në polici, pasi sipas tyre, gjeli i quajtur Carlino këndonte që në orën 04:30 të mëngjesit. Gjoba u vendos për mosrespektimin e distancës minimale prej dhjetë metrash nga shtëpitë e fqinjëve, shkruan abcnews.al.

Por dhe sipas nenit 24 të rregullores komunale, është i ndaluar shqetësimi nga kafshët që mbahen në shtëpi apo kopsht nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 08:00. 83-vjeçari ia kishte dhënë gjelin që kishte mbajtur prej vitesh një të afërmi të tij pikërisht për shkak të ankesave të fqinjëve, por ky i fundit ia kishte rikthyer pasi kishte shkuar me pushime. /abcnews.al/



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!