Barcelona dhe Bayern Munchen i kanë nisur “zjarr” duelet kundër Napolit dhe Chelsea. Djemtë e Setien kanë realizuar një tjetër gol kundër Napolit pas realizimit të Lenglet dhe tani kryesojnë 2-0 (1-1 takimi i parë). Leo Messi u nis nga krahu i djathtë në minutën e 23-të, dribloi kë i doli para dhe shënoi një gol shumë të bukur.
https://streamable.com/i25h4n
LEXO EDHE: VIDEO/ Dy gola të shpejtë: Lewandowski ndëshkon londinezët, Barcelona nis festën
Kapiteni i Barcelonës u rrëzua në një moment, por topin nuk e humbi. Mbrojtja e Napolit s’ia doli ta frenonte dot, “pleshti” dhuroi spektakël dhe realizoi golin e dytë për Barcelonën, që ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në çerekfinale.
Përballë do të ketë Bayern Munchen, që ka gjetur një tjetër gol në ndeshjen shtëpiake kundër Chelsea (3-0 ndeshja e parë). Pas Lewandowskit është radha e Ivan Perisic për të dërguar topin në rrjetë. Kroati mori një asist nga bomberi polak dhe goditi menjëherë drejt portës mike, duke mposhtur portierin e ekipit anglez në minutën e 24-t. /abcnews.al