Punonte në ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç, plagoset 32-vjeçari, niset drejt Traumës

schedule19:33 - 8 Gusht, 2020

schedule 19:33 - 8 Gusht, 2020

Një 32-vjeçar është plagosur në vendin e punës. Burime nga policia bëjnë me dije se  rreth orës 17:00, në Spitalin Rajonal Gjirokastër është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore i A. K., 32 vjeç, banues në Korçë.

32-vjeçari është dëmtuar gjatë punës, pasi ishte i punësuar nga një kompani për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç.  Policia njofton se ai është nisur drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/ Informacion paraprak.

Rreth orës 17:00, në Spitalin Rajonal Gjirokastër është paraqitur për të marë ndihmë mjeksore shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas është dëmtuar gjatë punës, pasi ishte i punësuar nga një kompani për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç.

Shtetasi i mësipërm u transportua për në  spitalin e Traumës, Tiranë për mjekim më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!