Ishte programuar të nisë në orën 18:00, por sfida e Dritës në Champions League është shtyrë me 90 minuta. Kampionët e futbollit dardan, do të ndeshen sot me Inter d’Escaldes, ekipin nga Andorra, duel që do të zhvillohet në Nyon të Zvicrës.
Shkaku? Atë e zbulojnë “Intelektualët” me anë të një postimi në faqen zyrtare të klubit, ku ndër të tjera shkruajnë: “Ndeshja me Inter d’Escaldes shtyhet për në orën 19:30. Arsyeja është vonesa e plotësimit të dokumentacionit për Covid-19 nga organizatori për dy ekipet“.
Trajneri Ardian Nuhiu nuk do të ketë në dispozicion dy titullarë për ndeshjen paraeliminatore: Fidan Gërbeshin, i cili rezultoi pozitiv me Covid-19 në testin e fundit, dhe Bujar Shabanin. Mesfushori shkatërrues nga Ferizaj ka pasur kontakt me Gërbeshin dhe është izoluar nga pjesa tjetër e ekipit. /abcnews.al