Mes tyre personel mjekësor, ku janë 9 rastet e reja në Mirditë

schedule17:10 - 8 Gusht, 2020

schedule 17:10 - 8 Gusht, 2020

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 124 raste të reja me koronavirus. Nga këto 9 raste pozitive janë konfirmuar në Mirditë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se rastet e Mirditës janë dy personel mjekësor në Fan. Bëhet fjalë për një kryeinfermier dhe një infermiere si dhe familjarë të tyre. Po ashtu ka edhe vatra të reja.

LEXO EDHE: Shkon në 2 814 numri i të sëmurëve me koronavirus, 4 të vdekur

Mësohet se në Mirditë tamponet kanë ardhur me vonesë dhe si rredhojë rastet e publikuara sot nuk janë vetëm të orëve të fundit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!