Njëri nga katër kuksianët e mbetur në burg pse protestuan për taksën e rrugës së Kombit, është edhe Vasil Laçi. ABC News ishte në shtëpinë e tij, atje ku takoi nënën e tij, e cila thotë se do të nxjerrë të birin nga burg duke protestuar në çdo derë të shtetit.
Numëron ditët dhe pret të shohë të birin jashtë hekurave. Është nëna e 17 fëmijëve, nëntë djem dhe tetë vajza. Pesë fëmijë i ka humbur në mosha të ndryshme, dy nga ata tragjikisht.
Kurse njërin djalë, Vasilin e ka në burg sepse protestoi kundër taksës së Rrugës së Kombit.
Nexhmija bashkë me familjen nga fshati Bardhoc u vendos në periferi të Kukësit për një jetë më të mirë. Shtëpitë e nisura prej 10 viteve nuk kanë përfunduar së ndërtuari akoma.
Njëra prej tyre është e Vasil Laçit, protestuesit që mbeti në burg edhe nga gjykata e Apelit të Shkodrës.
“Asnjë gjë më të madhe nuk ka ba Vasili, si gjithë të tjerët, se policia bëri provokimin, siç reagova unë ndaj policisë i pari që kam hy në kordon dhe më ka lëshu sprajt. Akoma nuk jam në terezi me sytë e mi”.
Dhimbja e saj për të birin është e nëjktë me atë që ka përjetuar kur humbi të 5 fëmijët e saj.
“Ata do t’i lirojnë, nës do i gjejë më zi se i ka gjet, me nuse, e cull do dal te gjykata, te turizmi i ri do dal, na erdh shpirti në fyt”.
Urimi është vëllai i Vasilit. Çdo ditë bën rrugën e Tiranës për t’u takuar me avokatë, gjykatës e prokurorë. Edhe vetë ai ishte në protestë.
“Atë ditë kam qenë unë i pari që kam dalë në protestë. Për të drejtat e mia, të qytetarëve të Kukësit”.
Në Kukës pritet të përgatitet tubimi i radhës para seancës gjyqësore të Gjykatës së Lartë rreth datës 4 maj.
Gazetar i ABC News: Bujar Muçmata