Maurizio Sarri bëhet kokë turku. Në Itali janë të bindur që Juventusi e ka shkarkuar trajnerin dhe pritet që së shpejti klubi kampion të dalë me një komunikatë zyrtare.
Ky është lajmi i minutave të fundit që vjen nga Gianluca Di Mazrzio, i cili ka bërë një postim në llogarinë e tij në Twitter.
Esonerato #Sarri dalla @juventusfc, atteso il comunicato ufficiale @SkySport
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 8, 2020
Mauricio Pochettino shikohet si kandidati kryesor për ta pasuar Sarrin. Mediat në Itali kanë lakuar ditën e sotme edhe emra të tjerë si Zinedine Zidane dhe Simone Inzaghi, por argjentinasi shikohet si favorit.