Pak minuta pasi Kuvendi i Partisë Demokratike miratoi statutin e ri të partisë erdhi dhe reagimi i ish- nënkryetares së selisë blu, Jozefina Topalli.“Nuk ka kuorum. Rrezohet Lulzim Basha!” shkruan ish kryetarja e Kuvendit në rrjetin social facebook.
Sipas ish-nënkryetares së Partisë Demokratike shumica e karrigeve në Pallatin e Kongreseve ishin bosh. “Kuvendi i Statutit të Lulzim Bashës u rrëzua bashkë me Statutin e LB sepse nuk mori kuorumin. Salla e Kongreseve ka rreth 2500 karrige, shumë prej të cilave ishin bosh gjatë gjithë votimit, ndërkohë që Kuvendi sipas Lulzim Bashes ka 7000 delegatë“ –thotë Topalli.
Ndërkohe ish nënkryetarja e Partisë Demokratike sjell në vëmendje vjedhjen e votave gjatë zgjedhjeve për kryetar të partisë që u zhvilluan vitin e shkuar. “Sot u përsërit ajo që ka ndodh rreth nje vit me pare kur u fallsifikua dhe u vodh vota, e pjesëmarrja e demokrateve ne procesin antistatuor te zgjedhje se Lulzim Bashes ( me zë e figure). Tani Lulzim Basha hypi avionit dhe ik në Holandë; Kështu çlirohet dhe PD nga pengmarrja” mbyll postimin e saj Jozefina Topalli. /abcnews.al