Ish-sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani, duket se më në fund e ka gjetur ekipin e tij të ri. Uruguaiani ka disa kohë që po stërvitet në mënyrë individuale në vendlindjen e tij dhe tashmë ka ardhur koha që ai të rikthehet në Europë.
Sipas raportimit të “Record Portugal”, 33-vjeçari dhe klubi i Benfikës kanë gjetur marrëveshjen mes tyre. Bomberi pritet të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare me klubin portugez.
Të dyja palët janë shumë pranë mbylljes së detajeve të fundit, ku paga vjetore e Cavanit pritet të jetë 2.5 milionë euro. Gjithashtu ai pritet të përfitojë dhe një bonus prej 8 milionë eurosh vetëm nga transferimi i tij tek Benfika. /abcnews.al