Sergio Reguilon shënoi një gol shumë të bukur kundër Romës mbrëmjen e kaluar. Mbrojtësi i majtë i dhuroi avantazhin Sevillas, që ia doli të fitonte 2-0 përballë verdhekuqve italianë.
Kartonin e 23-vjeçarit e ka Real Madrid, që e ka huazuar “sallaksin” këtë sezon në Andaluzi. Lojtari pëlqehet shumë nga Chelsea dhe ESPN raporton se klubi londinez është mahnitur nga paraqitjet e lojtarit iberik.
Reguilon solo goal??sign him up @ChelseaFC
— KB (@cfckhaIz) August 6, 2020
Reali kërkon 25 milion euro për të lënë të lirë Reguilon, shumë që “Blutë e Londrës” nuk e kanë problem për ta paguar. /abcnews.al