Të shumtë janë pacientët të cilët vuajnë nga patologjitë e zorrës së trashë dhe po ashtu të rëndësishme janë dhe këshillat për këtë problem shëndetësor.
Mjekja Erjona Sinani, kirurge e përgjithshme pranë Hygeia jep disa këshilla se si të kalohet sa më lehtë ky problem shëndetësor nga pacientët.
“Rëndësi parësore i duhet dhënë ditës së pasur me fibra dhe me lëngje. Në lidhje me ditën kryesore do të ishte mospërdorimi ose kufizimi i kafeinës, alkoolit, çokollatave apo ëmbëlsirave të cilat do t’i jepnin shtim problemeve të hemoroideve apo dhimbjeve abdominale. Dieta e pasur me zarzavate dhe fibra do të ndihmojnë për të kaluar një situatë me sa më pak vështirësi”, tha Erjona Sinani, kirurge e përgjithshme Spitali Hygeia.
Mjekja Sinani në Spitalin Hygeia shprehet se pacientët që kanë probleme akute apo patologji që sjellin shqetësime të pamenaxhueshme, duhet t’i drejtohen mjekut specialist për të marrë asistencën mjekësore.
“Nëse do të keni gjakrrjedhje, spitali është 24 orë hapur dhe duhet përjashtuar arsyeja se përse vjen kjo gjakrrjedhje. Nëse ka temperatura dhe zona të dhimbshme në zonat perianale sigurisht kjo përbën urgjence dhe duhet të paraqiteni në spital”, shprehet ajo./abcnews.al/