Sahar Fares, një infermiere 24-vjeçare, është bërë simbol i fatkeqësisë që ndodhi në Bejrut. Ajo ishte në mesin e viktimave në shpërthimin që ndodhi në kryeqytetin libanez. Shpërthimi i mori jetën por familja dhe i fejuari i saj i përgatitën një “dasmë” për të që nuk do ta ketë kurrë, raporton New York Times.
Gjithçka u bë siç ndodh në dasmat libaneze, vetëm se këtë herë nusja ishte në arkivol. Muzikantët në rrobat e arta ceremoniale luanin muzikë ndërsa zjarrfikësit mbanin në supe një arkivol ndërsa anëtarët e familjes hidhnin petale trëndafili dhe oriz, shkruan abcnews.al
هيك عروسة بيروت نزفّت… مش بالفستان الأبيض عريسها شافها.. وصلت لعنده بالتابوت… سحر فارس شهيدة الدفاع المدني. شهيدة #لبنان…
#تفجير_بيروت pic.twitter.com/U9IXklpYT3— alia awada (@AlyaAwada) August 6, 2020
“Gjithçka që dëshirove do të bëhet, por vetëm se ti nuk do të jesh me vello të bardhë. Më ke thyer zemrën, dashuria ime. Jeta nuk ka më kuptim që kur ike”, ka shkruar Karaan në mediat sociale para ceremonisë.

Sahar e telefonoi të martën të fejuarin e saj për t’i treguar rreth zjarrit të madh që shpërtheu në portin detar. Meqenëse askush nuk kishte nevojë për ndihmë mjekësore në atë kohë, ajo ishte ulur në kamionin duke parë kolegët që po luftonin me zjarrin. Ndërsa zjarri vazhdonte, ajo doli nga kamioni për t’i treguar më mirë të fejuarit se çfarë po ndodhte. Ajo i tha se dëgjonte tinguj të çuditshëm që nuk i kishte dëgjuar kurrë më parë. I fejuari iu lut që të qëndronte larg, gjë që ajo e bëri, por ishte shumë vonë. Një shpërthim i madh ndodhi menjëherë.
“Nusja ime e bukur. Dasma jonë do të zhvillohej më 6 qershor 2021. Në vend të kësaj do të jetë nesër. Unë të kam dashur, të dua dhe do të të dua gjithmonë. Deri sa të ribashkohem me ty dhe të vazhdojë rrugëtimin tonë të përbashkët”, shkroi më tutje ai.
Trishtimi për fatin tragjik të Sahares u shpreh kudo në mediat sociale nga e gjithë bota, duke e quajtur atë një nuse libaneze tashmë./abcnews.al

