Capello e pranon: Reali do ta ketë të vështirë pa Ramos, City favorit

schedule12:45 - 7 Gusht, 2020

schedule 12:45 - 7 Gusht, 2020

Sot  në mbrëmje pritet të zhvillohet ndeshja e kthimit mes Manchester Cityt dhe Real Madridit. Takimi i parë në “Santiago Bernabeu” përfundoi në shifrat 2-1 në favor të anglezëve dhe sot do të vendoset se kush do të avancojë më tej. Ish-trajneri i madrilenëve, Fabio Capello, është shumë pesimist për sa i përket munndësive të Realit për të kaluar dhe pranon se “Qytetarët” janë favorit në takimin e sotëm.

“Sigurisht që Reali mund të fitojë pasi ata e kanë në mentalitetin e tyre këtë kompeticion, por mungesa e Sergio Ramosit është një avantazh i madh për Cityn. Presioni do të bëjë mirë Realit si dhe ato vijnë nga një mbyllje perfekte të kampionatit, por siç e thashë asnjë nuk mund ta zëvendësojë Ramosin në mbrojtje,” deklaron italiani për “Laureus.com”.

“Sergio Ramos është kapiteni i skuadrës, lideri në dhomat e zhveshjeve si dhe udhëheqësi i tyre në fushë. Personaliteti i tij është shumë i rëndësishëm dhe për lojtarët e tjerë. Sa herë që Manchesteri do të sulmojë, Reali do të ketë probleme. Fatmirësisht ata në stol kanë një trajner si Zidane, i cili është një strateg i vërtetë. Të njëjtën gjë mund të them edhe për Guardiolën,” mbyll Capello. /abcnews.al