Fryrja e barkut është një nga problemet që shqetëson shumë persona, veçanërisht në stinën e verës. Kjo gjendje mund të pengojë aktivitet e përditshme fizike, si dhe bën që të dukemi jo në formë me rrobat e holla që zgjedhim të veshim.
Mirëpo, ekziston një zgjidhje për çdo gjë, si në këtë rast janë disa ushqime, përdorimi i së cilave largon fryrjen e barkut.
Kastraveci
Kastraveci rekomandohet shumë pasi ka veti të mbledhë toksinat e trupit dhe t’i nxjerrë jashtë ato për shkak se përmban sasi të mëdha uji.
Ananas
Ananasi përmban disa vitamina dhe minerale të cilat ndihmojnë në parandalimin e inflamacionit dhe tretjes së mirë.
Ushqimet e pasura me kalium
Ushqimet e pasura me kalium siç janë bananet, portokalli, avokado, stikat apo kivi ndihmojnë në shfryrjen e trupit dhe nxjerrjen jashtë të kriprave të tepërta.
Probiotikët
Probiotikët që gjenden tek kosi, qumështi apo djathi ndihmojnë tretjen e mirë dhe nxjerrjen jashtë trupit toksinat e këqija.
Erëzat
Fusni shumë erëza në dietën tuaj të përditëshme pasi ndihmojnë në tretjen e mirë duke parandaluar fryrjen. Këtu përfshihet xhinxheri, kanellea, borziloku, rigoni, nenexhiku, rozmarina apo kopra./abcnews.al