Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Margariti jep lajmin e mirë: Miratohen 4 dukuri për të kandiduar si “Kryevepra të Trashëgimisë së njerëzimit”

schedule17:17 - 6 Gusht, 2020

schedule 17:17 - 6 Gusht, 2020

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka dhënë një lajm të mirë për kulturën në Shqipëri.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka njoftuar se Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale ka përzgjedhur katër dukuri shqiptare, për t’i kandiduar si “kryevepra të trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit”.

Sipas Margaritit, tashmë po punohet për plotësimin e dosjeve, në mënyrë që të mund të kapen afatet e kandidimit.



“Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale miratoi katër “dukuri” të denja për t’u kandiduar si “Kryevepra të trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit”, nën mbrojtjen e UNESCO-s. Dhe bëhet fjalë për: -“Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës” -“Rituali i lashtë i shtegëtimit të bagëtive” -“Xhubleta si teknologji dhe dijebërje artizanale unikale dhe format e përdorimit të saj-“Kcimi i Logut” etj.” -“Eposi i Kreshnikëve i kënduar dhe shoqëruar me lahutë” Tashmë po punohet për plotësimin e dosjeve, në mënyrë që të mund të kapim afatet e kandidimit”, shkruan ministrja./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!