Philippe Coutinho është gjithnjë e më afër rikthimit në Premier League. Fantazisti brazilian nuk bën më pjesë në planet e Barcelonës. Disa klube angleze e pëlqejnë 28-vjeçarin, por garën po e fiton Arsenali.
Sport.es raporton se “Topçinjtë” janë në negociata të avancuara me klubin spanjoll dhe palët janë pranë arritjes së akordit final. Mikel Arteta beson shumë të cilësitë e lojtarit dhe është gati t’i dhurojë një post titullari.
Coutinho, i cili vjen nga një sezon jo i mirë te Bayern Munchen, është i lumtur për rikthimin në ishull, aty ku kaloi vitet më të bukura të karrierës dhe shkëlqeu te Liverpool gjatë sezoneve 2013-2018. /abcnews.al